Humbën familjarë në rrënojat e Thumanës, familja Greku sistemohet në banesa të reja në Tiranë
10/12/2019 20:27

Një tjetër familje nga Thumana që humbi disa pjesëtarë nga tërmeti është sistemuar në Tiranë. Mbrëmjen e sotme, Kryeministri Rama dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj vizituan familjen Greku, të cilët para 26 nëntorit jetonin 3 kurora në një banesë, ndërkohë që tashmë janë sistemuar në banesa të veçanta. Djali i shtëpisë bashkë me gruan dhe dy fëmijët e tij janë strehuar në një apartament 1+1, ndërsa vajza e familjes Denisa bashkë me të fejuarin e saj kanë marrë një tjetër apartament. Për shkak të tronditjes së pësuar prej tërmetit, Denisa është aktualisht nën trajtim mjekësor, ndërkohë që gjithçka është e mbuluar nga institucionet. Familjarët vlerësuan angazhimin e qeverisë dhe të Bashkisë Tiranë që në momentet e para si dhe për përkujdesjen për plotësimin e çdo nevoje. Bashkia e Tiranës ka marrë përsipër strehimin e menjëhershëm të familjes Greku, ndërsa ka mundësuar edhe mobilin e saj me gjithçka që duhet. Krahas pagesës së menjëhershme financiare dhe trajtimit të veçantë financiar në vazhdimësi, pjesëtarët e familjes Greku do të kenë edhe përkujdesjen e vazhdueshme të institucioneve të Bashkisë së Tiranës për të lehtësuar dhimbjen. Të gjitha familjet e prekura më rëndë në Thumanë kanë filluar që të zhvendosen në Tiranë ku do të kenë të gjithë kushtet e nevojshme për të jetuar.

Top Channel/ 15-vjetori i anëtarësimit në NATO, Berisha surprizon demokratët, shfaqet në selinë e PD
28/03 17:17
Top News/ Italiani, trafik në Shqipëri. Kapet me 12 emigrantë në makinë, arrestohet nga banorët
28/03 15:49
Top Channel/ Elektriçisti bie në kontakt me energjinë elektrike, niset me urgjencë drejt spitalit
28/03 15:39
Top Channel/ Shpërthejnë ujërat e zeza në themelet e gjimnazit Gjergj Kastrioti, rrezikojnë mozaikun
28/03 15:35
Top News/ Politikat mbështetëse për biznesin / Rama: Duhet të ngremë dhomën ekonomike kombëtare
28/03 15:32
Top Channel/ Dhunuan me shkopinj bejsbolli/ Gjykata e Korçës liron nga qelia 4 të arrestuarit
28/03 15:31
Top Channel/Merret peng 68-vjeçari! Arrestohen një burrë dhe gruaja që i kërkonte para pas lidhjes
28/03 15:27
Top News/ Detajet e garancisë sovrane / Qeveria mbulon 70 për qind të kredive për fasonët
28/03 15:23
Top Channel/ “Krimi i organizuar më kërcënoi”, ambasada amerikane publikon rrëfimin e gjyqtares
28/03 15:23
Top Channel/ Beqaj “ngujohet” në Spak! Do të lexojë të 700 fashikujt e dosjes së sterilizimit
28/03 15:21
Top Channel/ Shpërthejnë ujërat e zeza në themelet e gjimnazit në Durrës!Rrezikohet mozaiku i rrallë
28/03 15:20
Top Channel/ Gjyqi për vulën e PD! Apelit i kërkohet të përshpejtojë vendimin se kujt i takon
28/03 15:12
Top News/ Rindërtohet skena e krimit/ Vrasja e Pjerin Xhuvanit, gjetjet në Apel më 9 prill
28/03 14:36
Top News/ Një investim i ri në kryeqytet/ Përfundojnë punimet në rrugën e Agallarëve në Farkë
28/03 14:02
Top News/ Akuza pas nëntë vitesh. Elvis Rroshi në SPAK për shpërdorim detyre në 2015-n
28/03 14:01
Top News/ Lirohet ish-kryebashkiaku/ U dënua për prishjen e pyjeve në zonat e mbrojtura
28/03 13:22
Top News/ PS-Rithemelimi mblidhen me dyer të mbyllura / Grupi i punës, premton transparencë
28/03 12:52
Top News/ PD zyrtare përjashton Gjekmarkajn: Letra e nënkryetarit të Kuvendit, presion ndaj gjykatës
28/03 12:52
Top Channel/ Shpërthejnë ujërat e zeza në themelet e gjimnazit në Durrës!Rrezikohet mozaiku i rrallë
28/03 12:45
Top Channel/ “Tirana nga ajri”, Shfaqet premiera e filmit dokumentar të Edi Ramës dhe Alket Islamit
28/03 12:42