Regjisori i ri Endri Cela, është në ditët e fundit para premierës “Epsh dhe Lakmi”, një vepër e bazuar e gjitha tek instikti.

Megjithëse është shkruar në vitin 1925 në Amerikën Veriore është një vepër që të tanishmes i rri fare mirë. Individë të vetmuar në kërkim të vetvetes, apo një marrëdhënie e çuditshme familjare që kulmon me ndjesinë e posesivitetit, pushtetit, frikës nga plakja dhe lënies së gjithçkaje.

“Epsh dhe Lakmi“ i autorit Eugene O’Neill do të vijë për herë të parë në skenën shqiptare me regji të regjisorit Endri Cela. Një përzgjedhje e guximshme për hir të faktit që vjen edhe për herë të parë këtu, por me çpo shoh ke edhe një ndërthurje kasti ndërmjet aktorëve të rinj dhe atyre më me eksperiencë.

“Është një ndër dramaturgët më të mëdhenj të botës.Është i vetmi dramaturg amerikan me çmim Nobel. Dhe është një ndër veprat e vëna rrallë në Europë, botë dhe Amerikë. Kasti është një energji pozitive në maksimum. Janë njerëz me eksperiencë, por janë edhe të rinjtë ata që kanë goxha talent dhe që janë e ardhmja e teatrit”, shprehet Endri Cela.

Vepra përbëhet nga një kast si Gëzim Rudi, DasaraXhangolli, Josif Sina, e një sërë aktorësh të rinj. Regjisori heq një paralele me Shqipërinë, sidomos për pengjet e së shkuarës, hakmarrjen, ikjen prej këtu dhe kërkimin e lirisë.

“Vepra është shqiptare, sepse i flet një realiteti të ditës së sotme. Nëse heq emrat e përvetshëm do të shohësh që është i njëjti realitet me Shqipërinë. Sikur Eugene O’Neill të jetë shqiptar në ditët e sotme”, shton Cela.

Jeni gati për premierën?

“Jemi gati, jemi ende në proces punë, sepse puna asnjëherë nuk rresht. Teatri është një punë që gjithmonë zbulon të reja. Ja pse është edhe kaq punë e bukur. Jemi gati t’i paraqesim publikut ndjesitë dhe dëshirat tona”, tha ai.

Në 14 dhe 15 dhjetor “Epsh dhe Lakmi” vjen për publikun në ArTuriba.

Jetona Kocibelli

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA