23/11 23:05
Mëngjesin e sotëm, kryeministri i vendit, Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishin për vizitë në QSUT, ku inspektuan dëmet nga tërmeti.
Manastirliu informoi kryeministrin Rama sa i takon punimeve për rikonstruksionin e dëmeve.
“Ka disa dëme të vogla në mure, por jo në strukturë. Kemi 5 qendra shëndetësore të vjetra që janë jashtë përdorimit. Fatmirësisht asnjë pacient nuk mbeti i lënduar nga tërmeti. Me dëme serioze ka dalë pas akt-ekspertimit spitali i Laçit. Pacientët e spitalit të Laçit janë transferuar në Lezhë”, u shpreh Manastirliu.
Top Channel