Letra e vogëlushes Klea Pushi dedikuar Forcave të Armatosura pas tërmetit të fuqishëm të 26 Nëntorit, u bë menjëherë virale.
Mes rreshtash vogëlushja tregonte se si në atë ditë, kur ajo priste të festonte 9-të vjetorin e lindjes, u zgjua mes tronditjesh e britmash, por fatmirësisht ndodhej larg shtëpisë së saj në Durrës.
E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, vogëlushja tha se e ka shumë të vështirë të shprehet dhe të gjitha mendimet i hedh në bllokun e saj, aty ku kishte shkruar edhe letrën falenderuese ndaj ushtarëve.
Tepër e lidhur me bashkëshortin e hallës, i cili po ashtu është pjesë e Forcave të Armatosura tokësore, Klea shprehu hapur falenderimin dhe dashurinë ndaj të gjithë “heronjve të heshtur” siç ajo preferoi t’i quante.
Një video surprizë erdhi nga të gjithë miqtë e saj me kapele, të cilët e kishin lexuar letrën dhe ishin prekur njëjtë si gjithë shqiptarët.
Top Channel