29/11 07:39
Një vullkan ka shpërthyer në Zelandën e Re, duke lënë një të vdekur dhe disa të plagosur, tha policia.
Turistët u panë duke ecur brenda buzës së kraterit të Ishullit të Bardhë pak çaste para shpërthimit. Policia tha se 23 persona ishin shpëtuar, por paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të rritet.
Ishulli i Bardhë, i njohur gjithashtu si Whakaari, është jashtë bregdetit të ishullit të Veriut – dhe është një nga vullkanet më aktivë të Zelandës së Re.
Pavarësisht kësaj, ishulli është një destinacion turistik me turne të shpeshta ditore.
Top Channel