Turqia tha të hënën se kishte deportuar 11 shtetas francezë përsëri në Francë, si pjesë e një programi për ekstradimin e “luftëtarëve të huaj terroristë”.
Ministria e Brendshme, e cila bëri njoftimin, nuk dha detaje. Ministria e Jashtme e Francës nuk pranoi të komentojë, por burimet diplomatike thanë se 11 personat përfshinë katër gra dhe shtatë fëmijë.
Turqia po mban qindra të dyshuar të Shtetit Islamik dhe muajin e kaluar nisi një program për riatdhesimin e të arrestuarve që ka shkaktuar fërkime me aleatët e saj të NATO-s.
Ankaraja ka akuzuar vendet evropiane se janë shumë të ngadalta për të tërhequr mbrapa qytetarët që udhëtuan në Lindjen e Mesme për të luftuar.
Parisi nënshkroi një marrëveshje me Turqinë pesë vjet më parë që shtetasit francezë të arrestuar nga autoritetet turke të dëboheshin në koordinim me autoritetet franceze. Pothuajse 300 shtetas francezë janë dëbuar nga Turqia që atëherë, sipas zyrtarëve francezë.
Top Channel