Në ditën e pestë të protestave kundër reformës së sistemit të pensioneve në Francë, trafiku në Paris është paralizuar. Disa linja metroje u pezulluan dhe trena të shumtë nuk u nisën.
Rrjeti Kombëtar Hekurudhor SNCF rekomandoi që pasagjerët të qëndrojnë në shtëpi ose të përdorin “mjete alternative të transportit” për të shkuar në punë për shkak të rreziqeve të sigurisë, raporton AP.
Më shumë se 50,000 pasagjerë u është dashur të ndryshojnë planet e tyre të udhëtimit, raporton Independent. Kompania Eurostar ka paralajmëruar se trafiku i tij do të pengohet ndjeshëm brenda katër ditëve të ardhshme, duke prekur 30,000 persona të tjerë.
Në Paris, nuk funksionojnë 10 nga 16 linjat e metrosë fare, dhe katër linja ofrojnë shërbim të kufizuar, raporton Lokal.fr. Presidenti francez Emmanuel Macron u takua mbrëmë me kryeministrin Edouard Philippe dhe zyrtarë të tjerë për të formuar një strategji për këtë javë.
Qeveria do të bëjë një propozim të ri të mërkurën. Nuk pritet që mosha e pensionit, e cila tani është 62 vjeç, të zhvendoset, por njerëzit të inkurajohen të punojnë më gjatë
Top Channel