
24/02 19:13
Pjesë e puntatës së sotme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Robert Berisha u vu përballë disa situatave shumë ngacmuese.
Mes mundësisë për një bashkëpunim të suksesshëm dhe fitimprurës me Tunën ose realizimin e disa koncerteve të lodhshëm, këngëtari zgjodhi opsionin e dytë, duke e justifikuar në këtë mënyrë përgjigjen e tij:
“Tuna është një këngëtare shumë e mirë dhe ndoshta kishte dalë një bashkëpunim interesant, por unë nuk kam qejf ta fitoj lekun pa u lodh… kështu që më mirë të lodhem e fitoj lekë, sesa të bëj lekë me një këngë…”.
Top Channel