Ish-deputetëve të Partisë Demokratike u është kërkuar që të organizohen dhe të ndjekin nga afër seancën gjyqësore që do të zhvillohet në Gjykatën e Tiranës ndaj kolegut të tyre, Ervin Salianji. Ish-deputeti Salianji akuzohet për kallëzim të rremë në çështjen që njihet si “Babalja”.

Në mesazhin e dërguar nga nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, thuhet se ish-deputetët duhet të mblidhen, pa asnjë mungesë, në selinë blu, në orën 12:00, dhe më pas në mënyrë të organizuar do të shkojnë pranë ambienteve të Gjykatës penale të shkallës së parë, në orën 13:00.

PD e konsideron procesin ndaj përfaqësuesit të saj si të montuar politikisht.

Audiopërgjigjimi “Babalja”, shkaktoi bujë të madhë për shkak se në të përmendej Agron apo Geron Xhafaj, vëllai i ish ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dhe pretendohej se ai ishte  i lidhur me çështje të trafikut të drogës. Vëllai i ish ministrit, pasi depozitoi në prokurori fragmente nga zëri i tij, u vetëdorëzua pranë autoriteteve italiane, për të vuajtur një dënim të shumë viteve më parë.

Aktualisht, i vetmi që po mbahet në burg, është Fredi Alizoti, i cili pretendon se është ai personi që ka  imituar zërin e Agron Xhafës.

Ndërkaq, ish deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi, të lidhur me dosjen Babalja, akuzohen se kanë kryer kallëzim të rremë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA