Nikos Dendias, ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë, pas takimit sot në Bruksel me homologët e tij nga BE, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut tha se kjo ishte një mundësi e vlefshme, si takimi i parë pas mbledhjes të këshillit të ministrave në Tetor.
“Pata kënaqësinë të takoja homologun shqiptar dhe maqedonas. Ishte një mundësi e dobishme për të shkëmbyer mendime se si mund të ecim përpara. Është paraqitur një kërkesë për përmirësimin e metodologjisë së zgjerimit në BE. Të ruajmë perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë. Patëm një diskutim të frytshëm dhe thelbësor për të bërë hapa përpara. Do të vazhdojmë të punojmë për një zhvillim pozitiv në drejtimin e dëshiruar. Greqia do ndihmojë në frymën e bashkëpunimit e stabilitetin në rajon”, ka deklaruar Nikos Dendias.
Top Channel