Zgjedhjet në Izrael mund të mbahen më 2 mars nëse parlamenti shpërndahet deri të mërkurën, njoftoi sot gazeta izraelite Haaretz.
Këto do të jenë zgjedhjet e treta në Izrael në më pak se një vit. Të parat u mbajtën në prill dhe shtator.
Gazeta shkruan se data për zgjedhje u caktua sot nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe kundërshtari i tij kryesor politik, Beni Ganz, udhëheqësi i Aleancës Kaltër dhe Bardhë.
Pritet që parlamenti izraelit Knesset të shpërndahet deri të mërkurën, shton Haaretz.
Vihet re se fillimisht ishte planifikuar që zgjedhjet të mbahen më 10 mars, dhe se nëse zgjedhjet do të mbaheshin më 2 mars, do të prishej tradita e mbajtjes së zgjedhjeve të martën.
Sipas Haaretz, tash duhet të ndiqet procedura ligjore, e cila duhet të përfundojë të mërkurën në mesnatë, kur skadon afati i formimit të qeverisë dhe kur parlamenti do të shpërndahet, transmeton KosovaPress.
Top Channel