Ambasadori i Turqisë në Stockholm, Hakkı Emre Yunt, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të ndarjes së ccmimit Nobel për Letërsi, për shkak të shkrimtarit austriak, Peter Handke.

Në një prononcim për Anadolu Agency (AA), Yunt tha se në ceremoni është i ftuar, por nuk do të marrë pjesë.

Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë shtetet që kanë njoftuar gjithashtu bojkotin e ceremonisë.

Handke, më 10 dhjetor pritet të marrë çmimin e tij nga Mbreti i Suedisë, Carl-i i 16-të Gustaf.

Përzgjedhja e Handke-s si laureat i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2019 shkaktoi reagime në rajon dhe më gjërë.

Handke i cili ishte një admirues i madh i Millosheviçit, në një shkrim të publikuar gjatë luftës në Kosovë, kishte shkruar “Nëse mbështetni serbët, çohuni në këmbë”.

Autori austriak kishte theksuar se asnjëherë nuk beson se serbët kanë kryer gjenocid në Srebrenicë.

Ai gjithashtu kishte vizituar në burg Millosheviçin dhe kishte bërë përpjekje për të dëshmuar në favor të tij.

Handke poashtu kishte marrë pjesë në varrimin e Millosheviçit në vitin 2006, ku në fjalim ishte shprehur se “Këtu gjendem për Jugosllavinë, Serbinë, Sllobodan Millosheviçin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA