Grupet e shpëtimit në Detin e Kuq thonë se kanë gjetur 5 turistë të gjallë 30 orë pas katastrofës së jahtit (fotot)
27/11 16:24
Dallgë të larta prej 23 metrash janë regjistruar në bregdetin e Kalifornisë, në Shtetet e Bashkuara.
E gjitha kjo ndodh në kohën kur ky rajon u godit nga i ashtuquajturi “cikloni bombë”, përgjatë festës së falënderimeve. Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë thanë se kjo është vala më e lartë që është regjistruar në 15 vitet e fundit.
I ashtuquajturi “cikloni bombë” shkakton erë me shpejtësi nga 120 deri në 150 kilometra në orë.
Gjatë fundjavës së shkuar, kjo stuhi solli reshje shiu dhe borë përgjatë bregdetit perëndimor të Shteteve të Bashkuara.
Top Channel