Kryeministri Edi Rama nga konferenca e vendeve islamike për bashkëpunime ku dhe falenderoi Turqinë për ndihmën e dhënë pas tërmetit së 26 nëntorit, tha se i gjithë ky solidaritet është larg së qeni mjaftueshëm për atë që ka nevojë vendi për të kapërcyer tragjedinë.
“Unë nuk ofroj një ringjallje, por po kërkoj dritën në zemrat tuaja. Më lini tju kërkoj falej nëse përsëris veten, por kjo dritë u pa të Turqia. Turqia e provoi se i përmbahet urtisë së saj se nuk braktisi një mik të saj. Për këtë dhe për premtimin e presidentit për të ndërtuar 500 banesa kam ardhur tju falenderoj e që të bashkohuni me ne në këtë udhëtim të dhimbshëm”, tha Rama.
“Dëshiroj që katastrofa të kthehet në frymëzim, dhimbja në forcë, shkatërrimi në peisazh të bukur. Nuk mund të resht së menduari se tërmeti na ka sfiduar si asnjëherë tjetër. Të dhënat tona paraprake janë tronditëse dhe shumica e ndërtesave, të cilat janë shumë katëshe janë dëmtuar, kjo është arsyeja pse nuk kemi një shifër finale pasi po kontrollohen akoma. Dëmi shkon përtej asaj që ne përballojmë, nëse nuk na ndihmojnë.Duke iu kërkuar falje që ndërhyra në konferencë për një temë të tillë, iu falenderoj për durimin zoti iu bekoftë”, tha kryeministri në fund.
Tërmeti/ Rama nga Stambolli: Turqia e provoi se i përmbahet urtisë dhe nuk braktisi një mik të saj
Top Channel