Pas qirave, lirohet palestra e shkollës “Ismail Qemali” si qendër emergjente. Tirana i rikthehet normalitetit

08/12/2019 11:03

Tirana i është kthyer normalitetit duke harruar lëkundjet sizmike që shoqëruan gjithë javën.

Menjëherë pas miratimit të bonusit të qirasë nga Këshillit bashkiak për mbi 900 familje, është liruar edhe palestra e shkollës “Ismail Qemali” e cila funksionoi përkohësisht si qendër emergjente për strehimin e të prekurve nga tërmeti.

Familjet e strehuara këtu, mes të cilëve edhe ato të godinave të “Qytetit Studenti” që janë klasifikuar si të pabanueshme, kanë filluar që të sistemohen në banesa me qira, pagesë e cila mbulohen në masën 100 % nga Bashkia e Tiranës.

Me rifillimin e vitit të ri arsimor, tashmë edhe shkolla “Ismail Qemali” është në funksion të plotë duke përfshirë edhe palestrën sportive që u përdor për sistemimin e përkohshëm të të prekurve nga tërmeti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA