Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë: Retorika nxitëse për ngjarjet e vitit 1999, e papranueshme
08/12/2019 08:48
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinës, edhe sot e ka ripërsëritur se retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë të së cilës jemi dëshmitarë kohëve të fundit lidhur me ngjarjet e vitit 1999 janë të papranueshme.
Ambasada nëpërmjet një komunikate thotë se janë të kujdesshëm në ndjekjen penale selektive të fjalës duke u bazuar në orientimin politik apo komunitetit.
“Liria e shprehjes ka qenë prej kohësh parimi themelor i demokracisë. Ngjarjet e kësaj jave paraqesin edhe një rikujtim se sa i rëndësishëm është kthimi i Kosovës dhe Serbisë në tryezën e bisedimeve dhe të ripërqëndrojnë energjitë e tyre drejt së ardhmes duke normalizuar marrëdhëniet”, thuhet në deklaratë./KosovaPress/
Top Channel