Shembet ‘aksi’ Gjermani-Francë? Bosht i ri në Europë, ku i ktheu sytë Merz
23/01 14:10
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një dasmë në Indi. Të pushuarit për pak sekonda gjatë performancës së saj, i ka kushtuar valltares një plagosje të rëndë në fytyrë.
22-vjeçarja po argëtonte dasmorët në Uttar Pradesh të Indisë, ndaloi për pak sekonda, kur krejt papritur dikush hapi zjarr dhe e qëlloi.
Lidhur me aksidentin, policia ka arrestuar dy burra, ndërsa po vazhdon hetimet lidhur me krimin.
Mësohet se vajza ka lëndime në nofull, por gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel