Surpriza për Alesjon dhe Aurelin/ Dy fëmijët që i shpëtuan tërmetit takojnë Ronaldon dhe Buffon

07/12/2019 06:26

Nga tragjedia e 26 nëntorit preku historia e dy fëmijëve që u hodhën nga pallati për ti shpëtuar tërmetit. Pas trajtimit disa ditor në spitalin e Traumës, Aurelin dhe Alesjon i priti një suprizë.

Ata takuan Kristiano Ronaldon dhe Xhan Luixhi Buffon. Kryeministri Edi Rama u tregoi dy yjeve të futbollit historinë e dy djemve.

“Një surprizë për Aurelin dhe Alesjon, dy fëmijët që fluturuan nga dritaret e pallatit të tragjedisë në Thumanë, e që pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që u’a urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime”, shkruan Rama në komentin që shoqëron videon në faqen e tij në facebook.

Top Channel