Surpriza djallëzore e shef Renatos/ Si turbulloi portalet lajmi se Renato s’do ishte në program

07/12/2019 15:46

Shefi i Hell’s Kitchen u tregua vërtetë i djallëzuar kur tha se mund të largohej nga programi dhe tregoi foton e shefit të ri të kuzhinës me të famshme ne Shqipëri. Ky është lajmi që qarkulloi në të gjithë median në lidhje me situatën e shefit të kuzhinës, protagonist i këtij formati që transmetohet në Top Channel që do të zëvendësohej nga Alsi Sinanaj.

Shume portale e morën këtë lajm duke e shoqëruar me tituj, ikje nga Top Channel. (portalet)
E gjithë kjo nuk bëri gjë tjetër veçse shtoi akoma më shumë kuriozitetin për episodin e radhës së Hells Kitchen. por në fund rezultoi se ishte thjesht një lojë që iu bë konkurrentëve të Hell’s Kitchen me shefin Alsi Sinanaj që ishte i ftuar për një natë të vetme dhe që u bë bashkua me Mekollin që rezultoi të ishte edhe miku i tij siç e pohoi ai vetë…

Ndërkaq vetë Renato Mekolli reagoi dhe vendosi të qetësojë të gjithë admiruesit e tij nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Ndjesë për tërheqen e vëmendjes tuaj, si dhe një falenderim të veçantë fansave jo vetëm të mij por edhe të “Hell’s Kitchen” që ju shqetësova me lajmin e sotëm… Mos u shqetësoni sepse unë do të vazhdoj të jem pjesë e këtij formati televiziv në Top Channel të cilin e kam sjell vetë dhe e dua shumë… tek secili nga ne ekziston një Djall… Hell’s Kitchen to be continued…@alsi_sinanaj faleminderit shumë që ishe me ne ?”.

Djalli i kuzhinës në Top Channel e trazoi keq portalet ndërsa shikuesve të tij besnikë ju solli një program televiziv, më të ndjekurin mbrëmjen e së premtes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA