Shtetet e Bashkuara kanë rifilluar zyrtarisht negociatat e paqes me talebanët, tre muaj pasi Presidenti Donald Trump ndaloi papritur procesin njëvjeçar që synonte gjetjen e një zgjidhjeje politike me grupin kryengritës dhe përfundimin e luftës në Afganistan.

Përfaqësuesi i posaçëm amerikan i Pajtimit, Zalmay Khalilzad, po udhëheq ekipin e tij në takimin sot në Doha, kryeqytetin e Katarit, ku ndodhen negociatorët kryengritës, tha një burim amerikan për Zërin e Amerikës.

“Shtetet e Bashkuara u ribashkuan në bisedimet sot në Doha. Në fokus të diskutimit do të jetë ulja e dhunës që çon në negociata ndër-afgane dhe armëpushim,” tha burimi amerikan.

Qeveria e Katarit ishte mikëpritëse e negociatave SHBA-Taliban para se ato të ndaleshin nga Presidenti Trump më 7 shtator si hakmarrje ndaj një sulmi kryengritës në Kabul, që vrau mes të tjerëve një ushtar amerikan.

Ndërprerja e bisedimeve ndodhi në një fazë vendimtare kur të dy palët besohej se ishin pranë një marrëveshje që mund të krijonte rrugën për një tërheqje me faza të trupave amerikane dhe atyre aleate nga Afganistani.

Në kthim, marrëveshja do të parashtronte garancitë kundër-terrorizmit në zonat afgane të kontrolluara nga kryengritësit dhe që rebelët do të angazhohen menjëherë në negociata ndër- afgane për t’i dhënë fund përgjithmonë armiqësive të vjetra në vend.

Talibanët thonë se luftëtarët e tyre gjithashtu do të respektonin një armëpushim me trupat e huaja në zonat e tërheqjes. Megjithatë, Talibanët këmbëngulin se çështjet në lidhje me ndërprerjen e armiqësive me forcat afgane të sigurisë do të jenë në rendin e ditës vetëm kur të fillojnë bisedimet mes palëve. Kryengritësit nuk kanë dëshirë të respektojnë një armëpushim mbarëkombëtar, nga frika se kjo do të dëmtonte epërsinë e tyre ushtarake.

Analistët janë skeptikë nëse negociatori Khalilzad dhe ekipi i tij do të jenë në gjendje të kapërcejnë sfidat./VOA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA