Kompanitë nga Maqedonia e Veriut kanë pasur përfitime të mëdha nga taksa doganore 100 për qind që Qeveria e Kosovës vendosi mbi importet serbe dhe boshnjake nëntorin e vitit të kaluar.

Që kur hyri në fuqi nga taksë, Maqedonia e Veriut e ka rritur eksportin e produkteve të saj drejt Kosovës nga 5,8 në 6,9 për qind, thonë burime në Dhomën Ekonomike të vendit, duke shtuar se përfitimet do të ishin edhe më të mëdha nëse nuk do të mungonte infrastruktura. Të dhënat e kësaj dhome tregojnë se kompanitë maqedonase kanë eskportuar në Kosovë prodhime ushqimore, të tilla si: miell, qumësht, vaj, sheqer, ujë etj. Vështirësitë më të mëdha, sipas kompanive vendore, janë tek infrastruktura. Ajo është sipas tyre, pengesa kryesore për biznesin mes dy vendeve.

Pjesa e autostradës në drejtim të Bllacës konsiderohet një nga barrierat që ngadalëson qarkullimin dhe rrit koston e produkteve të Maqedonisë së Veriut drejt Kosovës. Një problem tjetër që evidentojnë kompanitë maqedonase ka të bëjë me barrierat tarifore mes dy vendeve. Ndërkohë, nga Qeveria maqedonase thonë se prioritet mbetet ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë, e cila është vetëm 12 kilometra e gjatë. Ndërtimi i kësaj autostrade konsiderohet jetik teksa njohësit e çështjeve ekonomike thonë se infrastruktura paraqet një nga shtyllat bazë për zhvillimin e ekonomisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA