“Njeriu me k’mishë”/ Historia e drejtuesit të xhandarmerisë së zogut

07/12/2019 15:36

Një histori mes të vërtetës e ndërthurur me legjendën, për një personazh që veshur me mistikë e quanin “Njeriu me k’mishë”. Kjo është historia e Muharrem Bajraktarajt, komandant i përgjithshëm i xhandarmërsië shqiptare gjatë periudhës së qeverisjes së Mbretit Zog, dhe udhëheqës i rezistencës antifashiste të popullit shqiptar.

Historia e këtij perëndimori dhe vizionari që e shihte Shqipërinë që në atë kohë krah politikës anglo saksone sillet në një film, të titulluar po “Njeriu me k’mishë”. Producenti Shpresim Bajraktari njëkohësisht edhe pasardhës i personazhit rrëfenkujtimet e tij.

“Nëse nuk do të kishim prova dhe materiale të kësaj natyre, do të thoshim që këto janë përralla dhe historia nuk duhet të kthehet në përrallë. Por historinë duhet ta vendosim në vendin e vet. Historia duhet të merret e papolitizuar. Historia na ndihmon të shohim mbrapa. Kush jemi? Nga vijmë? Përse jemi dhe si do të zhvillohemi? Kjo është shumë e rëndësishme”, shprehet producenti Bajraktari.

Kush ju ka folur për herë të parë për Muharrem Bajraktarajn?

“Sigurisht gjyshi. Fliste me shumë pasion. Ai e kujtonte me emocion shumë të madh. Herë herë nuk ishte në gjendje ta përfundonte idenë deri në fund për arsye të emocioneve, sepse ka qenë edhe bashkëjetues i kohës”.

Sa i përket pikpamjes politike, producenti sqaron që ky është thjesht një film që ka parësor të vërtetën rreth Muharrem Bajraktarit.

“Mua nuk më intereson politika. Mua më intereson ngjarja të jetë e vërtetë. në të gjitha nivelet. Unë jam një person që të vërtetën do e thoja edhe para babait tim”.

Regjisori Luan Kryeziu ka zgjedhur një kast aktorësh nga Shqipëria dhe Kosova, duke ndërthurur zhanrin artistik me atë dokumentaresk.

“Gjatë gjithë kohës kam punuar që të kem një autorësi në punët e mia, kështu që në këtë rast m’u duk më atraktive për të sjellë një film artistik me metrazh të gjatë të kombinuar me elementë dokumentari. Është një zhaner i ri dhe mendoj që kjo është mënyra më e mirë se si ti qasesh këtij lloji historish”.
Bajraktari i Lumës ka ngelur në histori si strateg dhe patriot, duke mos u bërë palë me pushtuesin e huaj.

“Muharrem Bajraktari ka qenë kundër luftës vëllavrasëse. Ka qenë për një bashkim kombëtar dhe kjo gjë u provua edhe në këtë film katërciprisht. Nuk ka luftuar as kundër partizanëve, sepse ai luftonte kundër gjermanëve dhe italianëve. Dhe ndërkohë ai ka dhënë edhe shembullin e një qytetari shqiptar të lidhur me perëndimin. Me anglo amerikanët. me politikën e tyre ndaj Shqipërisë. Dhe ka luftuar për një Shqipëri perëndimore. Duke mbetur një shqiptar i madh, por edhe një perëndimor i madh”, shprehet Uran Butka.

Filmi “Njeriu me k’mishë” pati premierën e mbyllur për njerëzit e afërt. Premiera zyrtare do të bëhet në muajin shkurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA