Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel, që do të mbahet në 10 dhjetor në Stokholm. Pohimin e bëri ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili sqaroi përmes një postimi në rrjetet sociale se shkaku i mospjesëmarrjes së Kosovës është dorëzimi I Nobelit të Letërsisë shkrimtarit austriak Peter Hanke.

Ndarja e çmimit prestigjoz për Handken ka shkaktuar zemërim në Ballkan e përtej tij. Arsyeja gjendet tek fakti që shkrimtari ka qenë një mbështetës I hapur I sh-presidentit serb, Sllobodan Milloshevic gjatë luftërave në ish-Jugosllavi në vitet 1990. Akademia e Shkencave të Kosovës ka kërkuar që të anulohet fare Nobeli për Handken. Ky I fundit është kritikuar shumë për portretizimin e Serbisë si viktimë gjatë luftërave në Ballkan si dhe për pjesëmarrjen në funeralin e Millosheviçit që vdiq në Hagë në vitin 2006, ku po gjykohej për krime lufte.

Vendimi i Akademisë ngjalli mjaft indinjatë, sidomos në Shqipëri e veçanërisht Kosovë ku rreth 10 mijë shqiptarë u vranë e rreth rreth 1 milion u detyruan të largohen gjatë luftës së viteve 1998-99. Munira Subasic, presidente e shoqatës Nënat e Srebrenicës e cila përfaqëson të mbijetuarit e masakrës së 1995-s, gjithashtu reagoi ashpër duke e quajtur vendimin “një turp”, ndërsa vete akademia suedeze e mbrojti lëvizjen e saj me arsyetimin se Handke ka bërë komente provokuese, por nuk e ka mbështetur gjakderdhjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA