Kjo puntatë e “Shiko Kush LUAN” i dedikohet fëmijëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit

07/12/2019 12:00

Java që lamë pas ka qenë e trishtë për të gjithë shqiptarët e po kaq e trishtë edhe për “Shiko Kush LUAN”, programin argëtues të së shtunës mbrëma.

Për shkak të dhembjes që la pas humbja e 51 jetëve nga tërmeti i 26 nëntorit autorja Luana Vjollca dhe stafi i saj menduan që këtë puntatë t’ja dedikonin tërësisht fëmijëve të cilët fatkeqësisht nuk po i kalojnë në shtëpitë e tyre këto ditë të ftohta dhjetori. Veç kontributit të saj personal të cilin ka vendosur të mos e bëjë publik, Luana Vjollca dhe “Shiko Kush LUAN” menduan që kontributi më me vlerë është gëzimi në sytë e fëmijëve.

Krah fëmijëve ishin edhe emra të njohur të cilët kanë kontribuar për të ardhur në ndihmë të të prekurve nga tërmeti si artistët Sinan Hoxha, Labinot Tahiri e Fifi si edhe moderatorja Albana Osmani. Një moment të veçantë zuri edhe ardhja e kryebashkiakut Erion Veliaj i cili po ashtu komplimentoi Luanën për këtë program kaq special. Kllouni Erind që mes dhembjeve u nis në Thumanë për të argëtuar fëmijët në çadra, vjen edhe në “Shiko Kush LUAN”.

Ka shumë për të thënë e ka shumë për t’ju gëzuar jetës… E gjitha kjo nëpërmjet syve të fëmijëve vetëm në një puntatë speciale nga Luana Vjollca në “Shiko Kush LUAN”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA