Jetimorja e Durrësit, gati për festa/ Fëmijët bëjnë pemën e Vit të Ri dhe përpiqen të harrojnë tërmetin

07/12/2019 06:50

Fëmijët e Jetimores së Durrësit, janë bërë gati për festat.

Ata rregulluan pemën e Vitit të Ri, duke lënë pas traumën e tërmetit.

Punonjësit socialë të kësaj qendre thonë se janë përpjekur shumë për t’i larguar fëmijëve mendjen nga pasoja e tërmetit duke sjellë emocionin e festës. Në Jetimoren e Durrësit ishte gazetari Endi Tufa.

Top Channel