Një grup i armatosur që kryen stërvitje në një fushë me rërë ka shqetësuar së tepërmi autoritetet Gjermane. Pamjet janë filmuar me dron, dhe në të shihen disa persona të armatosur në qytetin Mosbach, duke mbajtur armët në një pozicion sulmues.
Autoritetet kanë hedhur një hipotezë dhe mendojnë se ky grup ka lidhje me qarqet sekrete të së djathtës ekstreme, dhe ekziston mundësia që ata po planifikonin ndërtimin e një njësiti paramilitar.
“The Guardian” raporton se nga intervista e kryer me ekspertët, ata u shprehen se këto ushtrime janë pjesë e trajnimeve për luftë. Ushtrime të tilla janë të ndaluara me ligj në shtetin gjerman, nëse nuk kryhen nga pjesëtarë të ushtrisë, policia apo kompani private të sigurimit.
Këto ushtrime janë organizuar nga grupi “Uniter”, i cili është një rrjet sekret për përkrahje, i përbërë nga ish-ushtarakë dhe ushtarë aktiv. Këto ushtrime janë zhvilluar në kohën kur politikat e kancelares Merkel në lidhje me politikat e saj për refugjatët ishin temat më të nxehta në shtypin gjerman.
Top Channel