Presidenti serb Aleksandar Vuçiç e ka quajtur masakrën e Reçakut një krim të fabrikuar. Ai akuzoi ish-shefin e misionit verifikues të OSBE-së, Walker, për falsifikim të saj. Reagimi i tij erdhi pasi një gjykatë në Kosovë dënoi me dy vjet burg një ish-ministër serb në qeverinë e Kosovës, i cili e kishte quajtur masakrën trillim.
Menjëherë pas këtij reagimi, ambasadorja e Kosovës , Vlora Çitaku ka shkruar në twitter se ky është një turp për Serbinë.
“Presidenti i Serbisë sapo deklaroi se masakra e # Reçak ishte një krim i fabrikuar. Kjo është çmenduri e totale! Reçaku ishte një tragjedi e cila shpalosi dhe zbuloi para syve të botës egërsinë e vërtetë të regjimit serb në Kosovë. Turp për Serbinë”, shkruan ajo në Twitter.
Masakra e Reçakut ka ndodhur më 15 janar 1999, ku në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua nga formacionet e policisë speciale, militare dhe paramilitare serbe.
Top Channel