I thoni lamtumirë gripit në trupin tuaj, nëse konsumoni këto ushqime

06/12/2019 17:26

Gripi nga studiuesit e fushës së mjekësisë është përkufizuar si një gjendje akute infektive e sistemit respirator e cila shkaktohet nga virusi A, B dhe C. Përhapet me shumë lehtësi. Gripi ka ngjashmëri të mëdha më ftohjen e zakonshme. Këto janë gjendje që japin simptoma të përgjithshme, si temperaturë ose ethe.

Shumica e njerëzve shërohen nga gripi në mënyrë efektive duke pushuar në shtëpi, duke ngrënë një dietë të pasur me vitamina dhe minerale si edhe duke marrë sasi të mjaftueshme të ujit gjatë ditës. Për të kaluar gripin do t’ju duhet vetëm të konsumoni ushqimet e duhura dhe trupi juaj do të jetë në gjendje të luftojë i vetëm ndaj baktereve dhe viruseve të këqija.

Dieta antiflamatore

Si zgjidhjen e parë të largimit të simptomave të gripit shumë njerëz shohin medikamentet. Ato janë shumë efikase nëse rekomandohen nga mjeku, për të mbajtur sëmundje të lehta larg mund të merrni dhe vetë masat e duhura. Disa ushqime në veçanti njihen si antiflamatore dhe bëni mirë që t’i bëni menjëherë pjesë të dietës tuaj të përditshme. Këtu futen kryesisht të gjitha ushqimet e dietës Mesdhetare të cilat me siguri i keni në shtëpi. Rekomandohet të konsumoni shumë domate, arrorë, ullinj, vaj ulliri, perime me gjethe jeshile si spinaqi, sallata, lakra, sardele, salmon, portokall, mandarina dhe boronica.

Si ndihmojnë këto ushqime në largimin e gripës në trupin tuaj

Duke qenë shumë të pasura me antioksidantë, të gjitha këto ushqime kanë veti mbrojtëse dhe rigjeneruese për organizmin. Në veçanti do t’ju ndihmojnë arrorët ku futen arrat, bajamet, lajthitë dhe fistikët. Perimet me gjethe jeshile gjithashtu janë një ndihmë e madhe pasi, janë të pasura me polifenole një enzimë që mbron organizmin. Yndyrnat dhe antioksidantët janë një pasuri e vërtetë për organizmin pasi ndihmojnë në shëndetin e mirë të zemrës dhe të gjithë organeve të tjera.

Top Channel