Ky është Hile Zefi, 84 vjeç i cili u ka mbijetuar dy tërmeteve të fuqishme në jetën e tij atij të vitit 1979 në 15 prill në Shkodër dhe atij të këtij viti më 26 nëntor me magnitudë 6.4.

Zefi tregon se 26 nëntori e tronditi shumë atë dhe familjen e tij: Ajo ditë na tronditi shumë dhe dolëm jashtë.

Zefi thotë se pas tërmetit në Shkodër u zhvendos fillimisht në Laç e pastaj në Durrës: “Pas asaj dite erdha të jetoja në Laç pastaj erdha në Durrës, kam 21 vjet këtu derisa më 26 na erdhi tërmeti i dytë. Na zuri në një orë që nuk ishim as në gjumë as zgjuar, tani jemi vendosur te kisha bashkë me gruan djalin nipin e nusen.

Me thënë të drejtën komuna na është gjendur në çdo minutë, ekspertët thanë se kjo banesë ka vetëm restaurim, tani se çfarë do ndodhë nuk e dimë, sepse na thanë do ta shohim mirë mos ka lëvizje. Për momentin janë tre familje që jetojnë brenda tani në pallat”, tha ia për kamerën e Top Channel.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA