Durrës/ Klinika e dëmtuar nga tërmeti ende pa larë kredinë
06/12/2019 07:25
Në Durrës është dëmtuar edhe një klinikë dentare e cila ishte në katin e dytë të një pallati të dëmtuar.
Stomatologja Aurora thotë se muret kanë rënë, është prishur edhe banjoja dhe gjithçka është kthyer përmbys.
“Duhet të marrim një përgjigje, siguroacioni duhet të kthejë një përgjigje pasi klinika është e siguruar dhe kreditë duhen paguar. Ne kemi punuar edhe me klientë italian por tani është pezulluar çdo gjë”- shprehet e shqetësuar Aurora.
Top Channel