​Sekuestrohet kokainë në vlerë prej 470 milionë euro

06/12/2019 09:23

Rreth dy tonë kokainë, që vinte nga Kolumbia, me një vlerë prej 470 milionë euro, u sekuestruan në Poloni, njoftoi sot kryeministri polak.

“Ne kemi penguar kontrabandën më të madhe të këtyre viteve të fundit në Poloni”, deklaroi për shtypin, Mateusz Morawiecki, i cili theksoi se vlera e drogës ishte rreth 470 milionë euro.

Droga ishte e destinuar për vende të Bashkimit Evropian.

Kokaina e përzier me shkumës dhe transportuar në një kontejner, u zbulua nga dogana polake në portin e Gdynias.

Policia zbuloi gjithashtu një laborator shumë profesional në perëndim të vendit.

Katër kolumbianë, një iranian me banim në Gjermani dhe dy polakë u arrestuan.

“Është hera e parë në historinë e policisë polake që kemi të bëjmë me një laborator të tillë”, deklaroi për shtypin Jaroslaw Szymczyk, kryekomandant i policisë polake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA