Një fermë në Rusi, ka vendosur që të bëjë një eksperiment me një tufë lopësh për të rritur cilësinë e qumështit dhe sasinë e saj.

Punëtorët e kësaj ferme, i kanë vendosur lopëve që ndodhen në fermën e tyre kufje të realitetit virtual në përpjekje për të ulur ankthin e tyre. Tufa u pajis me sistemet VR të cilat vendosen në funksion (kokën dhe strukturën e kafkës së lopëve), dhe të cilëve ju ka shfaqur një program unik simulimi ku shfaqen livadhet gjatë muajve të verës.

BBC shkruan se Ministri i Agrikulturës dhe Ushqimit të Moskës, citoi disa hulumtime, në të cilën shprehen se ka një lidhje mes eksperiencës emocionale të lopëve dhe qumështit që ofrojnë. Përmes një deklarate ministria njoftoi se eksperimenti ndodhi në fermën e quajtur RusMoloko.

“Shembujt nga ky eksperiment tregojnë se në një atmosferë më të qetë, sasia dhe ndonjëherë cilësia e qumështit rritet në mënyrë të jashtëzakonshme”, thuhet në deklaratë.

Studiues të fushës do të analizojnë me detaje çdo rezultat të dalë nga ky projekt. Dhe nëse rezultatet dalin të frytshme, kjo gjë do të aplikohet edhe në shumë ferma të tjera në Rusi por edhe më gjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA