Ambasadori Luigi Soreca ka përshëndetur zgjedhjen e Olsian Çelës si kryeprokurori i ri i vendit.

“Ne e mirëpresim zgjedhjen nga Parlamenti të Z. Olsian Çela si Prokuror i Përgjithshëm, dhe zgjedhja me short e anëtarëve të Këshillit të Emëruesve Gjyqësor 2020. Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe mbetet një përparësi kryesore për ?? në rrugën e saj të integrimit”, shkruan Soreca në Twitter.

Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi sot Kryeprokurorin e ri me anë të një votimi të fshehtë. Kuvendi ka votuar me 101 vota pro kandidaturën e Olsian Çelës si Kryeprokuror për shtatë vitet e ardhshme. Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë Arta Markun.

  Zgjidhet Kryeprokurori i ri/ Kush është Olsian Çela, prokurori i “dosjeve të forta”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA