Klubet e futbollit në mbarë globin u detyruan të paguajnë 590 milionë Euro te agjentët dhe përfaqësuesit e lojtarëve në vitin 2019.
Edhe pse mbeten 3 javë nga starti i 2020, shifrat e dhëna nga FIFA për ata që konsiderohen prej kohësh një dëm i madh për sportin më popullor të planetit, rezultuan në rritje.
Klubet në Spanjë, në Angli, Francë, Itali, Gjermani dhe Portugali përfaqësojnë 80% të totalit në pagesat e ndërmjetësve, operacione që u rritën me 19.3% në krahasim me vitin e kaluar. Gjithnjë sipas të dhënave të FIFA-s, në këtë xhiro milionash, u numëruan 3557 transferime që kishin nevojë për palë të treta, nga 17 mijë transferime futbollistësh në total. Kjo shifër pritet të rrite deri në ditën e fundit të dhjetorit.
Prokuratorët dhe përfaqësuesit e lojtarëve shpesh arrijnë në kufijtë e shantazhit dhe presionit ndaj klubeve, për të forcuar largimet apo për të përmirësuar kontratat. Kjo reflektohet më së shumti në Portugali, aty ku pagesat për palët e treta, përfaqësojnë gjysmën e parave të shpenzuara për të blerë futbollistë.
Ndërkohë në futbollin e femrave, kjo praktikë është më pak e përhapur me 828 transferime në të gjithë vitin.
Top Channel