Sekretari për Çështjet Ligjore të PD-së, Çlirim Gjata ka reaguar përmes një statusi në Facebook sa i takon largimit të Arta Markut dhe zëvendësimin e saj me Olsian Çelën, që sipas Gjatës u keqpërdor deri në fund nga Rama.

“Përvoja që na la PPP-ja. Sot, megjithë këto ditë të rënda posttërmeti, u emërua Prokurori i Përgjithshëm me mandat të rregullt. Më në fund. U bë si u bë të paktën u zgjodh. Dhe është institucioni i parë zyrtar dhe i rregullt i reformës në drejtësi pas tre vite e gjysëm. Me nge e kanë nisë. Megjithse është institucioni më pak i rëndësishëm, të paktën u kry. Ajo që vlen të diskutohet nuk është Prokurori në fjalë, se për të duhet të pritet sa të flasë puna e tijë, por ajo që po ikën dhe që hyri në histori me emrin unikal PPP(prok.përgj.përkohshme),Arta Marku. Unikale do të mbetet për mënyrën si u zgjodh:politikisht me 69 vota të një partie; në mënyrë antikushtetuese – vetë reforma në drejtësi u bë që të mos kishte zgjedhje të tilla, por interesi politik i Edi Ramës është mbi vetë reformën; për ti shërbyer në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore atyre që e zgjodhën dhe për të mbuluar pikërisht shkeljet e tyre; në mes të tymit e flakës, në një parlament ku nuk u mor vesh se si u betua dhe mbi të gjitha një përkohshmëri që zgjati jo pak por 2 vjet duke sjellë pasoja tepër të rënda politike, si një nga disa elementët determinant në shkaktimin e krizës ku ndodhemi prej gati një viti.
Kjo prokurore, ishte një zgjedhje politke pasi, me C.V.e saj nuk plotësonte asnjë kriter profesional për të merituar këtë post. Nuk kishte hetuar dhe as ndjekur në gjyq asnjë bandë apo krimel të rrezikshëm(veq po të konsiderohen të tillë të dehurit në makinë); nuk kishte asnjë pjesmarrje, diskutim, apo botim në fushën e doktrinës penale, ose të paktën një lexion mësimdhënjeje; nuk e njihte askush as si emër(me përjashtim të kolegëve të Shkodrës) le më pastaj si profesioniste. Por ajo plotësoi një kriter tepër sinjifikativ për politikën qeverisëse: besimin se do ti shërbente me devotshmëri. Dhe nuk i zhgënjeu”, shkruan Gjata.

Më tej shton:

“Arta Marku sapo hyri ne Prokurinë e Përgjithshme ndërmorri veprime në kundërshtim me ligjin dhe vetë Kushtetutën e pas reformës, veprime këto që konsiderohen edhe shpërdorim detyre, por që i vlenin menaxhimit politik të Edi Ramës & co. Filloi me lëvizjen e prokurorëve drejtues e të thjeshtë, sidomos ata që kishin dhënë prova se mund të hetonin qeveritarët, e paparanueshme kjo për Kryeministrin dhe ministrat e tij. Këto transferime, ulje e ngritje në detyrë vijnë në kundërshtim me ligjin pasi nuk ishin në kompetencë të PPP por të KLP(Kësh.Lartë i Prok.).Madje arriti deri aty sa të lëvizte prokurorë të emëruar me dekret të Presidentit. Komandoi në kundërshtim me ligjin dhe pa asnjë shkak ligjor një shoqen e saj në Prokurorinë e Krimeve të Rënda; largoi nga hetimi grupin e prokurorëve që hetonin dosjen Tahiri(ishministër i brëndshëm)duke e çuar këtë dosje drejt degjenerimit hetimor; manipuloi dhe montoi dosjen e vëllait të ministrit tjetër të brëndshëm; bllokoi hetimet për dosjen 339 dhe 184 ku sipas përgjimeve të publikuara nga mediat ndërkombëtare “bild” dhe “voa” rezulton një grup i strukturuar kriminalo-politik në blerjen masive të votave; pas tre vjetësh e transferoi dosjen 184 nga Tirana në Dibër(praktikisht e mbylli si dosje) në kundërshtim me ligjin; bllokimi i kë tyre dosjeve solli pasoja të rënda politike duke shkaktuar deri edhe bojkotin e opozitës në zgjedhje; bllokoi hetimet per megaaferat e rënda korruptive të qeverisë ku bie në sy ajo e Astirit(20milion euro për një km.),DH-Albania me dokumenta të fallsifikuara edhe të zyrtarëve të lartë amerikanë, projektin dhe tenderin korruptiv të Unazës së Re, projektin qindramilionësh të rrugës Milot-Balldre, korrupsionin për shëmbjen e Teatrit Kombëtar me ligj të posaçëm dhe sa e sa hetime të tjera mbi koncesionet apo PPP e qeverisë. Pa harruar këtu dosjet e drogës, pastrimit të parave, apo “Toyota Yaris”; etj.,etj.,etj.,e pafund e tjera.”

Për ta përmbyllur me:

“Kjo prokurore i ka lënë SPAK-ut sfida dhe prova të mëdha për të kaluar. Të rregullojë dhe hetojë të gjitha ato veprime dhe dosje të bllokuara nga kjo e fundit në interes të Kryeministrit, Qeverisë si dhe segmenteve të lidhur me to. Pikërisht këto sfida do të tregojnë nëse SPAK, ja ka vlejtur të krijohet, apo nëse vetë kjo reformë në drejtë si ja ka vlejtur. Ndaj dhe kjo prokurore do të kujtohet si figura më e denjë e shërbimit ndaj interesave të ngushta politike por të mëdha financiare. Ajo është pikërisht eksperimenti i gjithë faktorit, që ka duart në reformën në drejtë si dhe që na mëson se si, nuk duhet zgjedhur një nëpunës i çfarëdo niveli e aq më pak një prokuror i lartë.”

Ju kujtojmë se Kuvendi i Shqipërisë e zgjodhi Kryeprokurorin e ri me anë të një votimi të fshehtë. Kuvendi votoi me 101 vota pro kandidaturës së Olsian Çelës si Kryeprokuror për shtatë vitet e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA