Në studion e “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja ishte e ftuar Irena Beqiraj. Ish-ministrja e Financave u shpreh se fondi i emergjencave ekziston dhe ajo shkon rreth 20 milionë euro në vit, por ajo shtoi se ky fond nuk ishte më pasi është përdorur për tërmetin e 21 shtatorit.
“Qeveria kur harton planin vjetor të financave harton edhe një fond emergjence e thënë ndryshe fondi rezervë. Ky fond është 20 milionë euro, e cila mund të përdoret për fatkeqësi natyrore siç është rasti jonë aktual, por edhe për të mbuluar boshllëqet që qeveria mund të hasë në fusha të ndryshme institucionale. Kjo gjë është plotësisht komfor ligjit. Por unë mendoj që në fondin e rezervë të qeverisë nuk kanë mbetur më të ardhura, pasi ata janë vënë në përdorim për tërmetin që preku Shqipërinë në shtator”, e përfundoi fjalën e saj ish ministrja.
Top Channel