“Krejt në një mendje për domosdoshmërinë e solidaritetit me Shqipërinë, në këto momente dramatike të jetës së vendit”, kështu njofton në facebook, kryeministri Edi Rama pas takimit me kryeministrin e Holandës.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër, pasi po merr pjesë në samitin e NATO.

Rama para se të nisej për në Londër deklaroi se do angazhohet personalisht për të kërkuar ndihmë financiare dhe teknike nga vendet anëtare për të përballuar situatën e krijuar në vend nga tërmeti i 26 nëntorit.

Postimi i plotë

“Me kryeministrin e Mbretërisë së Hollandës, Mark Rutte, krejt në një mendje për domosdoshmërinë e solidaritetit me Shqipërinë, në këto momente dramatike të jetës së vendit?”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA