Siguria në ndërtesat e dëmtuara/ Policia rrethon zonat e rrezikshme në Durrës
04/12/2019 12:32
Teksa godinave të dëmtuara në Durrës nga tërmeti i 26 nëntorit u është vendosur shiriti i sigurisë, banorët kërkojnë të futen brenda për të marrë përpos orendive shtëpiake dhe sendeve me vlerë edhe dokumentacionin që verifikon pronësinë e shtëpive të tyre.
Në një lidhje direkte në Top Channel u deklarua nga ana e policisë se aty ku është e mundur, banorët janë shoqëruar nga forcat policore ose ato zjarrfikëse për të tërhequr gjërat e tyre.
“Çdo metër katror ka prezencë policore 24 orë, efektivët janë në gatishmëri. Nuk ka vend as për panik, vjedhje, ftoj qytetarët të komunikojnë në numrin 112, i garantojmë që jemi në gatishmëri për t’i siguruar pronën, jetën”, u raportua nga ana e policisë.
Top Channel