Kryeministri britanik foli me presidentin amerikan në Londër, dhe mediat britanike “kapën vëmendjen” se Boris Johnson kishte shmangur fotografimin me Donald Trump.
Johnson, i cili në fushatën në prag të zgjedhjeve të 12 dhjetorit, u tha gazetarëve se ai më vonë do të bënte fotografi me të gjithë liderët e NATO-s. Reuters raporton se Johnson dhe Trump u takuan mbrëmë vonë dhe përmend se presidenti amerikan nuk është i popullarizuar në Britani.Siç raportohet, Johnson i kërkoi Trump të mos ndërhynte në fushatë.
“Ne patëm një takim të mirë dhe diskutuam për të ardhmen e NATO-s, çfarë po ndodh në Siri dhe çështje të tjera të sigurisë,” tha Johnson.
Trump njoftoi në Twitter se me Johnson, ndër tjera, kishte diskutuar për të ardhmen e NATO-s dhe tregtinë, duke thënë se “i pëlqeu takimi”.
Top Channel