Tiranë/ Gjendja në spitale, pjesa më e madhe e të lënduarve ka dalë
03/12/2019 12:15
Gazetarja e Top Channel, Rudina Muça raportoi nga spitali Ushtarak në Tiranë ku në fillim pas gjendje së rëndë që shkaktoi tërmeti me magnitudë 6.4 u paraqitën 463 persona, 43 prej të cilëve u shtruan, tani ka vetëm 18 të lënduar, por që janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë tre të tjerë janë dërguar në Itali, Ramë Lala, një anëtar nga familja Cara dhe Marlin Shkodra por dhe këta janë jashtë rrezikut.
Mjekët thonë se ata që mund vijnë tani kanë vetëm trauma psikologjike
Top Channel