Sensi në Munich, vizitat e reja mjekësore tregojnë kohën kur italiani do të rikthehet në fushë

03/12/2019 22:30

Interi ka zhvilluar një sezon shumë të mirë deri më tani, ku në 14 javët e para ka grumbulluar 37 pikë duke u pozicionuar në vendin e parë në kampionat një më shumë se kampionët në fuqi të Juventusi.  Por në këto momente ekipi ziklatër ndodhet në një emergjencë të vërtetë në repartin e mesfushës, dyshja italiane Sensi-Barella vuajnë nga një dëmtim dhe priten që të mungojnë gjatë, dhe aktualisht në dispozicion të teknikut Conte janë vetëm Brozovic, Vecino dhe Bojra Valero.

24 vjeçari Stefano Sensi ka zhvilluar një fillim sezoni fantastik, por ai mungon që nga 6 tetori kur Interi luajti me Juventus, dhe që nga ajo kohë italiani ka luajtur vetëm 20 minuta në sfidën ndaj Borusia Dortmund në Champions League. Kjo kohë e gjatë jashtë fushave e ka detyruar mesfushorin që të drejtohet drejt Munich për të kryer vizita më të specializuara.

Sipas mediave në Itali, kontrolli ka përfunduar tashmë dhe mjeku gjerman ka konfirmuar se Sensi nuk mund të rikthehet në fushë më herët sesa fillimi i vitit të ardhshëm.

Por deri atëherë Interi ka edhe katër ndeshje për të luajtur, teksa do të presë Romën, Barcelonën, e Genoan dhe do të udhëtojë drejt Firnces për tu ndeshur me Fiorentinën. Ku tekniku duhet ti përgatisë ndeshjet vetëm me tre mesfushorë, pa llogaritur të riun Lucien Agoume, ku duke parë mungesën në mesfushë trajneri Conte mund ti japë një mundësi të shprehë më të mirën e tij 17 vjeçari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA