Rregullat strikte të ndërtimit shpëtuan jetë nga tërmeti i fuqishëm në Kili

03/12/2019 17:54

Në 1 prill të vitit 2014 Kili u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.2 që u pasua më pas edhe nga një cunami, me epiqendër qytetin e Iquique ku mbetën të vdekur 6 persona.

Ekspertët thanë për CNN se ishin rregullat strike të ndërtimit ato që kursyen miliona jetë.

“Kili është një rajon aktiv sizmik, por që implementon shumë mirë kodet e ndërtimit, të ngjashme me ato të Kalifornisë,” shprehet John Bellini, gjeofizikant në Shërbimin Gjeologjik amerikan.

“Për shkak të kësaj, në Kili kishte më pak dëme, në krahasim me vendet që kanë rregulla të dobëta ndërtimi, dhe kjo është arsyeja që pati pak viktima,” vazhdon ai.

Dy ditë pas tërmetit me magnitudë 8.2 ballë, një paslëkundje me magnitudë 7.7 “shkundi” sërish Kilin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA