Rama: Programi i rindërtimit do të hyjë në historinë kombëtare, do ndërtohen ‘lagjet e rilindjes’
03/12/2019 07:48
Këto duhet të jenë ‘lagjet e rilindjes’. Kështu e quajti kryeministri Edi Rama në mbledhjen e 6 të jashtëzakonshme programin për rindërtimin e banesave të shembura dhe të rrënuara nga tërmeti.
“Do të ndërtojmë një lagje model në Durrës, për banesat e shembura. Do të ndërtojmë në mënyrë model që do të mbesë në historinë kombëtare.
Ndërtesat do të jenë më të mira se të tjerat dhe jo siç kemi parë banesat sociale deri tani. Ajo lagje nuk do të identifikohet si lagje e varfër, ku banorët do të kenë vulën në ballë që jam i varfër, por do të jenë lagjet e rilindjes. Aty do të ketë persona nga të gjitha shtresat”- tha Rama.
Top Channel