Gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë, janë vënë në pranga 5 shtetas dhe 1 është proceduar në gjendje të lirë, për vepra të ndryshme penale.
Kështu, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi D. M., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kosovarët”, shërbimet e Komisariatit Nr. 2 gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur 23 doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa, e cila nga veprimet e mëtejshme hetimore rezultoi me peshë 23.4 gr.
Nga ana tjetër u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi G. Sh., 63 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u procedua në gjendje të lirë kunati i tij B. N., 48 vjeç banues në Tiranë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive pronësie, në ndërtesën e tyre, në rrugën “Frosina Plaku” janë konfliktuar, konflikt i cili ka agravuar në përdorimin e dhunës fizike dhe për pasojë shtetasja D. N. ka marrë dëmtime nga dhëndri i saj, shtetasi G. Sh.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë, për veprën penale “ Dhuna në familje”, shtetasi I. U., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses dhe mbesës së tij.
Po ashtu u kap dhe u ndalua për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në Kamzë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 1.10.2019 i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Si përfundim u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” edhe shtetasi B. R., 27 vjeç banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësit të Policisë Bashkiake shtetasit T. X.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel