Shqipëria është në provën e saj të madhe. Të shumta janë edhe dilemat e një populli në provë. Dilema që ndjekin të gjithë kronikanët, përcjellësit e lajmeve, njerëz të thjeshtë dhe mbarë opinionin botëror që ka mbërthyer sytë për nga ne.
Shqipëria e gjunjëzuar nga natyra dhe shkaqet natyrore në zgrip të ekzistencës dhe në mbushjen e një dhembje të papërshkruar e gati apokaliptike, ndjehet nën traumë duke shpresuar të ringrihet nën një urtësi të lexuar qartë: Në emër të njeriut, për njeriun.
Në emër të trashëgimtarëve që sot janë në hapat e parë, në emër të një dinjiteti të shfaqur për t’u rimëkëmbur pa zhurmë.
Ilnisa Agolli, ishte në fshatin Radë në Durrës. Një episod në “Fshatrat e Shqipërisë” si rrallë herë i trishtë. Fshati dukej i harruar dhe njerëzit e lënë pas dore. Njerëz në hall. Njerëz që kishin ftohtë. Njerëz të trembur.
Po kush janë heronjtë që i mbijetuan goditjes natyrore, në tragjedinë e nëntorit?
Sot ata janë të gjithë në thirrjen e parë. Ndihmën e parë. Por çfarë thonë? Cilat janë dilemat, ankesat dhe të vërtetat e pazbuluara aty?
Top Channel