Motra e Ronaldos i përgjigjet Van Dijk për komentet e bëra gjatë ceremonisë në Topin e Artë

03/12/2019 11:24

Në ceremoninë e 64-të të Topit të Artë, të mbajtur mbrëmë në Paris, ku Lionel Messi fitoi këtë trofe për herë të gjashtë në karrierë, Virgil van Dijk u përpoq të justifikonte plot sarkazëm mungesën e Cristiano Ronaldos .

Sipas të gjitha gjasave këtë nuk e ka pritur mirë motra e Ronaldos, Katia Aveiro. Qendërmbrojtësi holandez u pyet për mungesën e Ronaldos në ceremoninë prestigjioze, dhe nëse kjo do të thoshte se ai kishte një rival më pak për të garuar.

Për kësaj, van Dijk kreu një vërejtje ironike të lehtë duke thënë: “A ishte ai atëherë rival?”

Në një postim në Instagram, motra e superyllit portugez ka shkruar se nuk është e drejtë që mbrojtësi i Liverpool-it ta krahasonte veten me Ronaldon, i cili është një nga legjendat e futbollit.

Aveiro përmendi se si Ronaldo kishte qenë tashmë në krye të renditjes së Ballon d’Or ‘një mijë herë’ dhe gjithashtu kishte fituar tre herë kampionatin anglez, aty ku sipas saj Virgil ende nuk ka arritur të bëjë një gjë të tillë.

“Atëherë, i dashur Virgil, Cristiano Ronaldo shkoi në vende të tjera dhe u bë lojtari më i madh në historinë e një klubi siç është Real Madrid. Të ju them diçka Virgil? Ky klub, me Cristiano-n, ju mposhti në Ligën e Kampionëve. Ronaldo e ka fituar tashmë pesë herë këtë kompeticon”, ka shkruar ndër tjerash motra e portugezit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA