Fier/ Ndizen qirinj për viktimat e tërmetit, në tubim edhe Noizy
03/12/2019 11:31
Nxënës shkollash dhe të rinj ndezën qirinj në nderim të 51 viktimave nga tërmeti në parkun e qytetit të Fierit.
Në këtë tubim homazh i pranishëm ishte edhe këngëtari Noizy. 3 Dhjetori shënon edhe Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.
Në simbol të kësaj dite në qendër të qytetit ka nisur një marshim që përkujton jo vetëm këtë ditë, por sensibilizon shoqërinë dhe institucionet shtetërore të përkrahin dhe mbështesin këtë kategori.
Kjo ditë synon të ofrojë një mundësi për të rritur më tej ndërgjegjësimin për të përkrahur personat me aftësi të kufizuara.
Top Channel