Nga Durrësi, doktori Elton Bodlli për kamerën e Top Channel thotë se gjendja në spital tashmë është drejt normalitetit.

“Në spitalin e Durrës aktualisht janë vetëm tre persona që u lënduan nga tërmeti dhe që marrin mjekim. Ishte një natë e tmerrshme, pati dyndje të mëdha, ishim të papërgatitur sepse s’kemi hasur situata të tilla sidomos në atë ore.

Njerëzit ishin të trembur kishin panik nuk merrej vesh çfarë po ndodhte, ditët e para ishin shumë të ngarkuara pasi vazhdonin të vinin njerëz, shumë prej tyre ishin të traumatizuar.

Edhe me familjet tona harruam ku i kishim. Tani është normalizuar gjendja. Tani vijnë ata që kanë ankth, hipertension, marrje fryme”, tha doktori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA