62 nxënës dhe 32 fëmijë parashkollorë të shkollës “Darëzezë e re” ne Darëzezë të Fierit nuk kanë shkuar në shkollë, pasi godina është cilësuar e rrezikshme dhe jashtë standardeve për zhvillimin e procesit mësimor.

Sipas prindërve, shkolla nuk është dëmtuar nga tërmeti, por nga pesha e kohës dhe ata nuk e pranojnë këtë vendim. Sipas tyre, godina është e sigurt dhe fëmijët mund të zhvillojnë normalisht mësimin.

Ndërkohë burime pranë zyrës së arsimit në Fier thonë se shkolla është inspektuar ditën e diel nga ekspertë kosovarë dhe përfaqësues të ministrisë së Arsimit, të cilët kanë arritur në konkluzionin se shkolla duhet të qëndrojë e mbyllur deri në riparimin e dëmeve.

Gjatë kësaj periudhe nxënësve u është garantuar transporti për në shkollën e Povelçes, ndërsa për fëmijët që frekuentojnë ciklin parashkollor, procesi do të zhvillohet në një ndërtesë në fshatin Darëzezë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA