Ti Raporton/ Pallati 40-vjeçar në Fushë-Krujë, banori: Na ndihmoni me një ekspert
					 02/12/2019 12:20					
				
				
								
			Një tjetër qytetar i është drejtuar “Ti Raporton” në Top Channel për të kërkuar ndihmë sa i takon situatës së krijuar në vend, pas tërmetit që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit.
Pallati që shihni në fotografi ndodhet në Fushë-Krujë dhe kërkohet një ekspert për të kryer procesin e inspektimit, nga ku banorët do mund të mësojnë nëse godina është apo jo e banueshme.
“Pallati është pa kollona dhe trare betoni.  Është godinë 40-vjeçare, na ndihmoni me ndonjë ekspert”, raporton qytetari.

Top Channel